“Me dy ministra në burg, Rama duhej të dorëhiqej”/ Nënkryetarja e PD flet për arrestimin e Tahirit: Reforma në drejtësi është një hap, por…

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e Partisë demokratike, Jorida Tabaku shprehet se kryeministri Edi Rama duhej të kishte dhënë dorëheqjen pasi dy prej ish-ministrave të tij ndodhen në burg. Gjatë një interviste për News24, Tabaku thotë se arrestimi i Lefter Kokës dhe Saimir Tahirit ishte një hap për reformën në drejtësi.

Pavarësisht se thotë që e ka të vështirë të flasë në aspektin politik dhe personal, për shkak se me ish-ministrin e brendshëm kanë qenë bashkë në të njëjtin gjimnaz, Tabaku tha se akuzat ndaj tij i ka shprehur gjithnjë me zë të lartë.

“E kam të vështirë të flas në aspektin politik dhe personal të saj, nuk më ka ndaluar asnjë moment që unë të bëj akuzat e mia publike ndaj z. Tahiri sa here e kam gjykuar dhe në fakt kam qenë zë lartë sa i përket akuzave në drejtim të tij. Dua ta shoh në aspektin e zbatimit të reformës në drejtësi, nga kjo pikëpamje nëse dy ministra prej akuzave konkrete të PD edhe me mbrojtjen e kryeministrit, janë përpara drejtësisë, besoj se ky është një hap. Rama deri në momentin e fundit e ka mbrotjur ministrin Tahiri, thotë ‘dy fletë bakalli nuk justifikojnë një ministër’.

Kur bëhet fakt më pas thotë nuk merrem me vendimin e gjykatës, por për një kryeministër të ketë dy ministra në burg, që i ka mbrojtur vetë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot. Nuk duhet të ishte më kryeministër. Dhe duke patur parasysh faktet dhe akuzat e tjera, unë flas për inceneratorët, por ka edhe në shumë të tjera, ministra të tjera të përfshirë”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad