Më e vështirë të intervistosh një artist apo një politikan? Xhaxhiu: Politikanët janë të mërzitshëm, vdes të intervistoj…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moderatori i njohur, Rezear Xhaxhiu ka dhënë një intervistë për emisionin “Ka Motor” në Fax News.

I pyetur nëse ishte më i vështirë intervistimi i politikanëve krahasuar me intervistimin e artistëve, Xhaxhiu u përgjigj se intervista me një politikan ishte e mërzitshme sepse ky i fundit nuk përgjigjet kurrë për pyetjen që i bëhet.

“Nuk është e vështirë të intervistosh një politikan por është e mërzitshme sepse ti i bën pyetjen që do dhe ai të jep totalisht përgjigjie tjetër. Më pas ti i bën sërish të njëjtën pyetje pasi nuk more përgjigjien dhe sërish nuk e merr përgjigjien që do. Janë të mërzitshëm sepse nuk formojnë lajm, janë bërë monotonë, punojnë në bazën e një kasete të përgatitur prej vitesh.

Unë vdes të intervsitoj artisë, por ka komercialë dhe të vërtetë. Ata komercialë priren që në përgjigjiet që japin të kenë një lloj komercialiteti.

Tek artistët e vërtetë ti zbulon histori njerëzore. Është i mbushur me suksese të vërteta, me një betejë të pafund në skenë. Nuk e harroj sesi ndihesh si moderator kur interviston figura të tilla si për shembull aktorët e vërtetë”– u shpreh Xhaxhiu.

Zjarr Tv Ad