Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e djeshme Tiranën ku një amerikan i cili punonte si pedagog në Shqipëri ka mbytur me litar gruan e tij, dy qentë e në fund veten.
Policia fillimisht ka gjetur të vetvarur amerikanin 55-vjeçar Matthew James Wertz, tek dera kryesore. Teksa kanë konstatuar këtë ata kanë thirrur ekspertin dhe kur janë futur brenda në banesë kanë parë të mbytur edhe gruan e tij indonesiane Lilis Sartika Saragih, si edhe dy qentë. Sipas policisë edhe ata rezultojnë të jenë mbytur sot.
Në shtëpi Wertz-it i është gjetur një letër ku ai i drejtohej të atit:
“Më fal baba! Po bëj diçka për të cilën do më gjykoni, po I jap fund jetës së njerëzve më të dashur”.
Sipas informacioneve ai nuk ka zënka apo probleme të raportuara në polici me gruan e tij.
Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia.
Ngjarjen e ka zbuluar drejtori i shkollës, pasi amerikani nuk ka shkuar në shkollë. Kur ka hapur derën ka gjetur trupat e pajetë dhe ka njoftuar policinë.
Njoftimi i policise
Në vijim të njoftimit të dhënë për gjetjen të vetëvarur në banesë të shtetasit amerikan Matthew Janes Wertz, i datëlindjes 11.03.1971, dhe në vijim të veprimeve hetimore, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli).
Të dy shtetasit e mësipërm janë të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri dhe nga informacionet paraprake rezulton se janë bashkëshortë njëri me tjetrin. Shtetasi Matthew Janes Wertz, ishte i punësuar si mësues në një shkollë private në qytetin e Tiranës, ndërsa shtetësja Saragih Indah Lilis Sartika ishte e pa punë.
Strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor tëJuridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet e domosdoshme procedurale s: këqyrjen e vendit të ngjarjes, pyetjen e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, këqyrjen paraprake të kufomave në praninë e mjekut ligjor, këqyjen paraprake të kafshëve në praninë e një mjeku veteriner, sekuestrimin e provave materiale si;
– litarët e gjendur në trupin e dy kufomave;
– një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori;
– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz;
– dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim;
– një telefon celular;
– katër kompjutera laptop;
– një shkop bejzbolli;
– një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja;
– një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të shtetasit Matthew Janes Wertz.
Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë.
Të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë për veprat penale, “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit” parashikuar nga neni 207/b i Kodit Penal.