Me foto nga fëmijëria krah nënës, Belind Këlliçi uron 1 Qershorin: Gëzuar kalamaja

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka uruar fëmijët për 1 Qershorin. Ai ka postuar një foto ku shihet më nënë e tij, teksa uron edhe fëmijët në ditën e tyre.

“Ky fotokujtim me mamin duke u përgatitur për ditën e parë të shkollës.  Përparësja e zezë më magjepste. Ishte pikënisja e një rruge të gjatë e të bukur.

Viti shkollor është në të përfunduar dhe fëmijët, të paktën ashtu siç e kujtoj unë, gëzonin për mbylljen njëlloj si në ditën e parë. 😄 Sot kanë festën e tyre, prandaj kënaqini në maksimum.  Festa e fëmijëve është festë e të gjithëve, sepse gëzimi i tyre është gëzim për prindërit. Shumëkush ka fëmijë e shumë të tjerë ndihen nga pak fëmijë brenda vetes.

Gëzuar 1 qershorin e fëmijëve tuaj! I paçi me jetë e të gëzuar përjetë!  Gëzuar 1 qershorin kalamaja! ❤️” shkruan ai.

Zjarr Tv Ad