Me foton e Kapedanit “Xha Sulo”, kjo është dhurata e veçantë që mori për ditëlindje Tritan Kalo nga kryeministri Rama

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mjeku infeksionist Tritan Kalo dje ka festuar ditëlindjen dhe mbushi 65 vjeç.

Ai ka marrë urime dhe dhurata të shumta në këtë ditë të veçantë, duke i postuar ato në Facebook. Mes dhuratave është një shishe verë me foton e Kapedanit “Xha Sulo”, dhuratë nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë ka menduar t’i dhurojë mjekut të njohur një shishe verë “Kapedan Magnum”, të cilën e ka shoqëruar me foton e aktorit të mirënjohur Albert Vërria, i cili në filmin Kapedani interpretoi xha Sulon.

Krahas dhuratave simbolike, ai shkruan se ka marrë edhe disa kujtime kuptimplote për këtë ditë të shënuar të jetës së tij, duke shtuar se ndihet plot energji dhe motivim për të punuar.

Postimi i plotë i Tritan Kalos:

Kohë kovidiane….19.07.2021…..65 vite të jetuara me 40 vitet e pathosit të ushtrimit të profesioni fisnik të MANTELBARDHIT, janë shumë dhe pak njëkohësisht….. Krahas qindra e qindra urimesh për shëndet të plotë e vijimësi të kontributit tim në përkujdesjen ndaj të sëmurëve, mora edhe disa kujtime kuptimplote për këtë ditë të shënuar të jetës sime…..Sot në hapin e parë të vitit të 66 të jetës ndihem po aq energjik dhe i motivuar, për të kontribuar në çdo sekondë të jetës sime me Punë, Profesionalizëm dhe Përkushtim në ruajtjen dhe në cilësimin e jetës së të gjithë atyre, që u mirëbesojnë njohurive dhe aftësive të mia….Together forever!!!!

Zjarr Tv Ad