Politikani Astrit Patozi ka vendosur që ditën e fundit të kancelares Angela Merkel në detyrë ta “përdorë” për të ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një fotoje të kreut të PD-së dhe kancelares Merkel, Patozi ka “thumbuar” Bashën duke i treguar diferencën mes tij dhe perëndimit.
Patozi shkruan se politikanët në perëndim largohen edhe pa qenë nevoja ti humbasin zgjedhjet, ndërsa këtu në vendin tonë ata nuk japin dorëheqjen edhe pot i vrasin.
“JA KAQ ËSHTË DIFERENCA…
Në perëndim politikanët ikin edhe pa i humbur kurrë zgjedhjet, ndërsa në Shqipëri ata nuk largohen edhe po t’i vrasësh.
Sepse humbjet nuk i quajnë fare problem, por thjesht etapa krejtësisht normale të karrierës së tyre.
Ja kaq “e vogël” është diferenca e për pasojë edhe kontrasti mes dy botëve”, shkruan Patozi.