“Më hoqën nga puna se prita Sali Berishën” denoncimi i arsimtarit në Tepelenë: Patronazhistët kanë bërë veprime nga më të ndyrat, njerëzit tremben…

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët e Tepelenës janë ngritur sot në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore.

Njëri prej qytetarëve ka bërë edhe një denoncim duke thënë se është hequr nga puna e tij si arsimtar vetëm për shkak të bindjeve të tij politike. Ai tha se në muajin shtator është hequr nga puna pasi kishte pritur Sali Berishën.

Ai paralajmëron se Rama duhet të japë dorëheqjen teksa shtoi se shumë të tjerë nuk dalin në protestë pasi tremben se mund ti heqin nga puna.

“Të ngrihemi për të rrëzuar këtë klikë të korruptuar që po na mbyt përditë, skemi ku të shkojmë, të jap dorëheqjen ndryshe do e djegim në Tiranë, me molotov, jam arsimtar dhe më kane hequr nga puna se kam pritur Sali Berishën në shtator, une jam me PD, patronazhistët kanë bërë veprime nga më të ndyrat, të hiqen nga sistemi i shtetit, jo i majtë dhe djathtë, kaq kam do protestoj deri diten e fundit. Tremben nga policia e shtetit, i heqin nga puna”– u shpreh një qytetar nga Tepelena.

Zjarr Tv Ad