Kapet një peshkaqen gjigand në thellësi të Adriatikut, përballë grykëderdhjes së lumit Buna. Peshkaqeni është kapur nga peshkatarët durrsakë me anijen “Geraldo”. Kapiteni i anijes Kapllan Rama, me një përvojë 40-vjeçare, tha se peshkaqeni që kishte rënë në rrjetë kishte ngadalësuar shpejtësinë e anijes dhe po tentonte t’i shqyente rrjetat. Peshkaqeni peshonte 650 kg.
NE FOTO: PESHKAQENI I KAPUR SOT NE DURRES
“Ishim duke peshkuar në drejtim të grykëderdhjes së Bunës rreth 13 milje në largësi nga bregu. Kur thellësi matësi tregonte rreth 155 m ujë thellësi, e kuptuam se kishte rënë shpejtësia e anijes dhe se kishte rënë diçka e madhe në rrjetat tona. Pasi anijet e mëdha gjuajnë me trata fundore dhe ajo merr ç’ti dalë përpara. Pasi ngritëm tratat me vinç pamë peshkaqenin që po tentonte të shqyente rrjetën. Me kujdesin më të madh e hodhëm në kuvertë këtë përbindësh deti. Pasi e ngritëm në vinç konstatuam se ishte rreth 6.5 m i gjate dhe se peshonte rreth 650 kg”, tha kapiteni i anijes.