Me kandidatin e Berishës në krah, Voltana Ademi uron mësuesit për 7 Mars

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa votat për kryetarin e ri janë duke u numëruar, ish-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka publikuar një foto me kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë Shkodër, Bardh Spahia. Krah fotos, Ademi, u ka përcjellë urimet në këtë 7 mars të gjithë mësuesve.

“Çdokush i detyrohet shumë në jetën e tij mësuesit. Tek secili nga ne mësuesi lë gjurmë në edukim dhe formim, duke na drejtuar në etapa të rëndësishme të jetës. 7 marsi është një ditë për të uruar me zemër mësuesit tanë, ndërsa mirënjohjen tonë u’a shprehim çdo ditë të jetës!

Gëzuar 7 marsin të gjithë mësuesve tanë!”, shkruan ajo.

Ndërkohë deri tani,  Bardh Spahia  ka arritur të marrë shumicën e votave në kryeqendrën e veriut dhe kryeson bindshëm garën.

Kanë mbetur ende afro 60 kuti për t’u numëruar, por kandidatja e PS Majlinda Angoni është më shumë se 1.800 vota larg kandidatit të Sali Berishës.

Tre fshatra në Shosh dhe Pult janë pa votuar dhe sipas kreut të KQZ kanë 1,300 vota. Celibashi tha se zgjedhjet atje do të bëhen, por nëse diferenca mes kandidatëve është kaq e lartë sa tani, ato mund të mos zhvillohen.

Majlinda Angoni   Partia Socialiste e Shqipërisë   14,280

Bardh Spahia   Shtëpia e Lirisë   16,010

Xhemal Bushati   Partia Demokratike   5,659

Zjarr Tv Ad