Vajza, e cila shpëtoi nga duart e 27-vjeçarit Marash Gjoklaj, që tentoi ta përdhunonte në biznesin ku ajo punonte në Tiranë, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.
Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, 19-vjeçarja u shpreh pasditen e së shtunës, më 25 nëntor, i riu i shkoi në dyqanin ku ajo punonte dhe i kërkoi që t’i sugjeronte një produkt për të dashurën e tij, i cili sipas rrëfimit të vajzës, ia përshkruante format trupore partneres me fjalë jo etike.
Ajo tha se sjellja e Marash Gjoklajt ishte shumë provokuese dhe e largoi nga dyqani. Por disa orë më vonë, kur roja i biznesit ngjitur me dyqanin ku e reja punonte është larguar, 27-vjeçari është rikthyer sërish, por këtë herë me qëllime të tjera.
Sipas vajzës, ai i ka mbyllur gojën dhe e ka kapur nga flokët duke tentuar ta fusë në magazinën e dyqanit për ta përdhunuar. Por, 19-vjeçarja ka arritur t’i shpëtojë nga duart dhe duke u zvarritur ka arritur që të dalë jashtë dhe të kërkojë ndihmën e qytetarëve që kalonin rastësisht në rrugë.
Dëshmia e 19-vjeçares: Jam studente dhe mbasditeve punoj per te siguruar te ardhurat e mia. Punoj prane nje biznesi ne qender te Tiranes, per te hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime eshte larg dhe une jetoj me motren time.
Diten e shtune me date 25 nentor, ate dite isha ne pune si zakonisht, ishte shume ftohte dhe deren e dyqanit e mbaja te mbyllur. Rreth ores 18:00 hyn nje djal, i cili kerkoi ti sherbeja dhe sjellja e tij per nje produkt ne lidhje me te dashuren e tij te cilen e pershkruante per format trupore me fjale jo etike .
Pasi i dhash pergjigjen qe meritonte, pasi sjellja e tij ishte provokuese, ai largohet i qete dhe ne ato moment perveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka shqetesuese qe duhet te me shqetesonte.
Rreth ores 20:10 pasi pa qe pran dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn perseri ne dyqan dhe ne ato moment une isha prane tavolines se punes, u afrua prane meje duke mu drejtuar me nje fjalor banal, duke kerkuar te kryente mardhenie seksuale me mua.
Duke hasur ne kundershtimin tim ai me sulmoi duke me kapur nga floket dhe duke me vene doren te goja. Tentoi te me fuste me force ne magazine e dyqanit, ne keto momente ndodhi perleshja fizike duke tentuar te merrte edhe telefonin qe une te mos kisha mundesi te kerkoja ndihme.
Nuk e di ku gjeta forcen dhe kurajon u terhoqa zvarr dhe dola jashte dyqanit duke bertitur dhe duke kerkuar ndihme, te cilen e gjeta tek nje vajze dhe nje djal qe po kalonin rastesisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa qe po me jepej ndihme u largua me shpejtesi ne nje rrugice shume prane biznesit.
Ne oren 20:18 kam njoftuar sallen operative dhe policia erdhi shume shpejte ne vendngjarje. Aty mbrriti komisariati nr 4 dhe grupi hetimor qe me moren ne pyetje, I cili ne bashkepunim edhe me komisariatin nr 3.