“Më kërkoi të jepja dorëheqjen”, Berisha zbulon bisedën pas dyerve të mbyllura me Alibeajn: Sa më shpejt të mbushim rrugët dhe sheshet

0
112
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndaluar në një takim me qytetarët e Tepelenës, paraditen e kësaj të diele, ku nuk munguan thirrjet e zakonshme ‘o Sali o hero, Tepelena ty të do’.

Berisha zbuloi para demokratëve dhe komunikimin me Enkelejd Alibeajn, gjatë ditës kur Komisioni i Rithemelimit hyri në seli. Ish-kryeministri u shpreh se Alibeaj kishte deklaruar se me një non grata në krye, PD nuk do të kthehet në pushtet.

Krejt të kundërtën pretendon Berisha, duke u rikthyer pas në kohë, në vitin 1997, ku sipas tij askush nuk e besonte që PD do të vinte në pushtet, gjë e cila ndodhi në 2005.

Sali Berisha:

Miq kreu i PD dha dorëheqjen, unë ju them ju, që asnjë demokrat që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo në një tjetër ish-kryetarin, nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 Shtatorit, pasi ai nuk pyeti asnjë njeri, asnjë forum, nuk pyeti statutin. Askush nuk ka të drejtë të akuzoj tjetrin për këtë.

Ju e shihni, dje po hiqeshin dyert, a e kuptoni miq, që e ardhmja ishte me dhjetra tonë bunkerë, a ishte normal apo jo ai që e bëri unë nuk e di këtë, por ai dha dorëheqjen. Selia po hapet për të gjithë demokratët, shtëpia jonë aty është, jeni të ftuar të vini.

Unë vlerësoj frymën e pajtimit në bazë, e cila ekziston edhe në qendër, por me ndonjë problem të vogël. Unë para se të dilja takova palën tjetër, dhe këto fjalë u thashë dhe atyre, por që të jemi të hapur, në dialogun që pata me Alibeajn, më thotë që ‘me ty non grata nuk fiton PD’, i them shiko: edhe në ’97-tën nuk kishte njeri që besonte se ne do të fitonim, por ja që fituam. Erdho 2005 dhe ne e ndryshuam Shqipërinë si kurrë më parë.

Unë betejën më të madhe në projektin TAP e kam pasur me Rusinë, fati juaj i mirë është që nuk ka qenë Edi Rama në pushtet, si do të merrnim ne gaz rus? Ai është toksik.

Ju e mbani mend trojkën e ambasadorëve që në vitin 1998 kërkuan që unë mos të kandidoja, dhe unë nuk ju binda atyre.

Vitet e ardhshme do të jenë edhe më të suksesshme, këtë debat që e bëj këtu me ju, e kam bërë dhe me Enkelejdin, edhe me Gaz Bardhin, do ta bëja edhe me Lulzim Bashën, pasi ai është deputet i grupit parlamentar, po çdokush prej tyre duhet të përshtatet me kërkesat e demokratëve.

Sa më shpejt të mbushim rrugët dhe sheshet kundër këtij regjimi, që duhet ti ketë orët e numëruara.

Zjarr Tv Ad