“Me legjendën”, Rama pret në zyrë aktorin e njohur Jim Belushi

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka pritur në zyrë aktorin e njohur të Hollivudit me origjinë shqiptare, Jim Belushi.

Lajmin për ardhjen e tij në Shqipëri e vëri të ditur ditën e djeshme vetë aktori përmes një postimi në Instagram, ndërkohë pak më herët ka qenë Rama i cili publikoi një foto nga takimi i tij me Belushin.

“Blues Brothers. Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery Channel”, shkroi Rama në rrjetet sociale, krah videos dhe fotove me Jim me Belushin.

Aktori i madh me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Tiranë për të realizuar dokumentarin që do të transmetohet së shpejti në median amerikane. Një ditë më parë ai publikoi disa foto nga sheshi “Skëndërbej” teksa krah së cilave shkruajti: E dua këtë vend!

Zjarr Tv Ad