“Më lejoni ta falenderoj Profesor Kalon”, kush është ambasadori që kaloi me vështirësi koronavirusin

0
173
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka pasur një eksperiencë të vështirë me Covid-19.

Lajmin e bën me dije mjeku Tritan Kalo, i cili citon ambasadorin Soreca që një ditë më parë e falenderoi Kalon për ndihmën që i ka dhënë gjatë eksperiencës së vështirë me Covid-19.

Falenderimi u bë një ditë më parë gjatë inagurimit në mjediset e Shërbimit të Imazherisë në QSUNT, të dhuratës së re të BE-së për Shqipërinë, një CT-Scanner i gjeneratës më të fundme në vlerë 700.000 Euro

‘Kohë kovidiane….11.03.2021….Në mjediset e Shërbimit të Imazherisë në QSUNT, dje u inagurua një dhuratë e re BE-së për Shëndetësinë tonë Publike, një CT-Scanner i gjeneratës më të fundme në vlerë 700.000 Euro…Në fjalën e tij me këtë rast Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, mes të tjerave u shpreh se: “Më lejoni t’ju them se personalisht kalova një formë të rëndë të Covid-19, dhe u mjekova këtu në Shqipëri. Më lejoni të falenderoj në emër të BE-së dhe timin personal, Profesor Kalon, i cili si mjek personal më ndoqi me shumë miqësi përgjatë kësaj periudhe mjaft të vështirë.”…..Fjalë zëmre të cilat shprehin njëkohësisht edhe vlerat civilizuese të Demokracisë Perëndimore…Ju jam mirënjohës Ambasador Soreka për vlerësimin tuaj ndaj Punës, Përkushtimit dhe Profesionalizmit tim…. Together forever!!!’ – shprehet Soreca.

Zjarr Tv Ad