Agron Llakaj, miku i Donald dhe Romeo Veshajt pranoi këtë të premte ftesën për të ardhur në emisionin e tyre “Më lër të flas”.
Llakaj i ka dhënë mbështetje binjakëve në fillim të rrugëtimit të tyre në aktrim.Donaldi e falenderoi mikun dhe kolegun e tij, ndërkohë që lexoi një letër që i kishte shkruar Agron Llakajt gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Kjo letër nuk shkoi asnjëherë në duart e Gonit dhe unë e sigurova dhe tani do ta lexoj, tha Donaldi:“I dashur Agron, uroj që kjo letër të të gjej mirë. Sot na u dha mundësia t’i dërgonim një letër dikujt që do të donim dhe unë zgjodha që këtë letër të ta dërgoj ty.
Më dhe një emocion shumë të fortë ditën që këtë rrugëtim, ato fjalë që më the më dhanë forcë dhe kurajo.Nuk është hera e parë që ti më jep emocione të tilla, ti më ke dhënë emocionin e parë në skenë, e kam përpara syve momentin kur ti thërrite emrin tim dhe unë u ngjita krah teje dhe Romeos në skenë.
Romeo ishte i mësuar me skenën, ndërsa unë jo. Isha përpara një publiku duke aktruar krah teje. Të kërkova falje në sy të publikut kur unë si një amator i vërtetë dhe ti me sportivitetit që të karakterizon më nxore nga situata.Natyrshmëria jote më hoqi emocionet dhe çdo gjë shkoi shumë mirë.
Ndoshta ti nuk i mban mend mend këtë detaje, por unë po. Ka qenë fat për mua që jam rritur krah teje sepse kam mësuar shumë. Ti ke qenë ai njeriu që më ka mësuar që në momentet e mia më delikate që të bëj zgjedhjet e tua.
Më kujtohen diskutimet që bënim te zyra jote, unë, ti dhe Romeoja për orë të tëra.Doja të doja mendimin tënd për gjërat e mia, më vinte natyrshëm të flisja me ty për gjithçka dhe të të tregoja çdo gjë sepse më ofroje afrimitetin e një shoku dhe ngrohtësinë e një prindi.Je njeriu që më ke dhënë dorën në momentet më të vështira të jetës sime dhe për këtë gjë do të të jem mirënjohës gjithë jetën. Nëse nuk do të ishe ti, ndoshta unë nuk do të isha ky që jam sot. Të dua shumë, të fala nga shtëpia, të do shumë Donaldi”.