Me makinë me xhama të zinj, Tonin Vocaj pezullon efektivin e “Shqiponjave” që rrahu kolegun se e ndaloi

0
253
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një efektiv i “Shqiponjave” është pezulluar menjëherë nga detyra nga drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, pas një lajmi të publikuar në media se ai kishte rrahu një koleg të Rrugores së Tiranës, sepse e kishte ndaluar.

Polici i Shqiponjave lëvizte me makinë me xhama të zinj dhe kishte bërë parakalim të gabuar.

Kur është ndalur nga kolegu i tij në Rrugën e Barrikadave, efektivi i Shqiponjave me inicialet Y.D ka zbritur nga mjeti dhe pas ofendimeve, e ka qëlluar me grushte.

“Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë. Po në lidhje me këtë ngjarje është duke kryer veprime AMP”, thotë njoftimi.

Njoftimi i plotë i Policisë – DVP Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale që bën fjalë për një konflikt të ndodhur mes një punonjësi të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore dhe një punonjësi të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ju informojmë se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit Y. D., punonjës Policie pranë Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasi:

Në rrugën e Barrikadave, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, shtetasi N. H., ka konstatuar në parakalim të gabuar dhe me xhamat e errësuar automjetin me drejtues shtetasin Y. D., të cilit i ka bërë shenjë ndalimi.

Drejtuesi i mjetit pasi ka ndaluar, është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë. Po në lidhje me këtë ngjarje është duke kryer veprime AMP.

Zjarr Tv Ad