Mazhoranca ka pranuar propozimet e Presidentit Meta për zbutjen e dënimeve penale. Të gjithë ato persona që shkaktojnë pasoja të rënda në jetën e njerëzve të tjerë për shkak të përhapjes së sëmundjes infektive do të dënohen me burg nga 3- 8 vite. Harmonia me Presidentin nuk ka zgjatur për dy dekretet e Metës, të cilat u rrëzuan me votat e PS.
Me maska e doreza si dhe larg njëri-tjetrit.
Kjo ishte pamja e seancës plenare në kohë pandemie, i vetmi që nuk kishte pranuar të respektonte rregullat u shfaq Kryeministri Edi Rama.
Deputetët të cilët për të ruajtur distancimin fizik ishin vendosur në sallë, në lloze dhe në plate.
Por të gjithë parlamentarët para se të hynin në sallën plenare iu është matur temperature nga autoritetet shëndetësore.
Mazhoranca ka pranuar propozimet e Presidentit Meta për ndryshimet e ashpërsimeve penale.
Kreu i Shtetit kërkoi që fillimisht shkelësit e karantinës fillimisht të gjobiten me masa administrative dhe zbutjen e dënimit penal.
Madje nga 15 vite në propozimin fillestar për përhapjen me dashje dhe shkaktimin e vdekjes së 1 ose disa persona, parlamenti e uli këtë dënim në 8 vite.
Pas akuzave të Presidentit Trump ndaj OBSH-së, edhe Kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur të njëjtin qëndrim.
Ministrat përgjegjës ndaj situatës me COVID-19 raportuan para Kuvendit për masat e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.
Deputetët kanë votuar me fletë për 12 akte të qeverisë për situatën e pandemisë, në të cilat pritet të përfitojnë lirimin e përkohshëm 600 të burgosur.
Ndërkohë gjithashtu u rrëzuan dy dekretet e Presidentit Meta për antiKÇK dhe pronat, si dhe u miratua shtyrja e afatit të punës së komisionit hetimor për Presidentin deri në fund të korrikut.
Edhe komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore do të ketë mundësi të punojë deri me 30 qershor.
Shkelja e urdhrave të pandemisë – gjobë deri në 6 muaj burg
Shkelja e urdhrave të pandemisë nga tregtarët – gjobë deri në 2 vite burg
Thyerja e karantinimit – 2 deri 3 vjet burg
Përhapja e sëmundjeve infektive – 2 deri në 5 vite burg
Shkaktimi i vdekjes së 1 ose disa persona – 3 deri në 8 vite