Me miken e tij të vogël, Meta ironizon Ramën në Kongresin e Arsimit: Nuk e mbulon dot dështimin! Ejani nesër në protestë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë së Lirisë ironizon kryeministrin Edi Rama, për fjalën që ai po mban në Kongresin e Arsimit në Tiranë, duke thënë se dështimi nuk mbulohet me vargjet “lart më lart o shokë flamujt e kongresit”.

“Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t’i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00”, shkruan Ilir Meta.

Shënimi i plotë i kreut të Partisë së Lirisë:

Me “lart më lart o shokë flamujt e kongresit”, nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit. Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës.

Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës. Kryeministri i krimit s’mund të jetë i arsimit.

Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t’i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00.

Pavarësisht këtij fjalimi të bezdisshëm dhe propogandistik të Kryeministrit, i uroj suksese mikeshës sime të vogël Aria dhe gjithë nxënësve të Shqipërisë, veçanërisht të gjithë atyre që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Zjarr Tv Ad