“Më mirë e ardhmja se e shkuara”, Yuri Kim dërgon mesazhin e fortë nga qyteti i lindjes së Sali Berishës

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja shprehet se në Tropojë është rikthyer për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve për të ngrënë së bashku darkën e falënderimeve, festë e cila festohet ne SHBA.

“Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”, shkruan nder te tjera ambasadorja.

Postimi i plote i ambasadores

“E lumtur që jam kthyer në Bajram Curri për të mbajtur premtimin ndaj fëmijëve që takova gjatë vizitës sime të parë në maj: se do të kthehesha për të ngrënë së bashku darkën e #Falënderimeve. Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen.

Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve. Ishte shumë bukur të përballesha me fytyra të njohura dhe të bëja gjithashtu miq të rinj.

Më la edhe një herë përshtypje inteligjenca dhe vendosmëria e treguar nga të rinjtë që takova këtu, veçanërisht studentët në “English Empoëers All Tropojans” dhe “Girls Lead Our Ëorld @gloë_club_tropoje . SHBA është krenar që sponsorizon programe që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për Tropojën dhe për Shqipërinë dhe Amerikën! Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!”

Zjarr Tv Ad