Më mirë të udhëtosh pa shqetësime/ Rasti i të riut në Greqi, si i erdhi në ndihmë “SIGAL UNIQA Autosos”

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të jesh pranë klientëve kur ata kanë nevojë, të respektosh çdo kontratë konform
ligjit, pagesat e drejtpërdrejta të dëmeve, mundësia që çdokush të sigurojë pronën, shëndetin apo automjetin pavarësisht të ardhurave që ka si dhe shërbimet unike dhe novatore janë arsyet kryesore pse SIGAL UNIQA Group Austria numëron mbi 1 milion klientë dhe është lidere e tregut të sigurimeve prej 23 vjetësh tashmë.

Dhe nëse flasim për risi dhe novacion, pa dyshim një prej tyre është edhe Shërbimi i Asistencës Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS”, e cila vjen si bashkëpunim me gjigandin europian “Europ Assistance”, prezente në mbi 200 shtete të botës dhe që numëron rreth 300 milionë klientë.

Për të mësuar më shumë rreth këtij produkti unik Top News intervistoi z. Besnik Çobaj, Drejtor i Departamentit të Sigurimeve Motorike pranë SIGAL UNIQA Group Austria.

“Ky shërbim ofron asistencë rrugore për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në të gjithë Europën. Ofron asistencë rrugore 24 orë. Ofron gjithashtu riparimin në vend të mjetit ndërsa ka edhe shërbimin karroatrec. Në çfarëdo momenti që ju ndodh një problem, qoftë aksident apo qoftë defekt i mjetit, 24 orë karroatreci i shkon klientit në vend.

Nëse keni një problem me mjetin tuaj ju sjellim një mjet tjetër zëvendësues. Gjithashtu drejtuesi të mjetit i ofrohet akomodimi në hotel. Mund ti i ofrohet edhe shërbimi taksi si dhe ikja në destinacion qoftë me tren apo avion”, u shpreh Çobaj.

Sipas z.Çobaj, ky shërbim “ofrohet falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me
kompaninë lider në fushën e asistencës rrugore “Europ Assistance”.

Edhe pse ka disa muaj që hedhur në treg, nuk janë të paktë klientët që kanë
përfituar nga “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Një prej tyre është edhe studenti Boiken Hoxha.

Teksa shkonte për pushime në Greqi, makina e të riut pësoi defect. Por falë shërbimit të shpejtë dhe profesional të “SIGAL UNIQA AutoSOS”, ai jo vetëm zgjidhi problemin teknik të automjetit por përfitoi falas shërbimin karoatrec si dhe faturat e makinës me qira dhe hotelit.

“Ishim nisur për në Greqi dhe kishim prerë siguracionin Kasko. Falë kësaj përfituam edhe AutoSOS-in falas. Rrugës fatkeqësisht makina na la. Kështu telefonuam operatorët dhe ata na ofruan karroatrecin për vetëm 20 minuta. Na siguruane dhe një makinë drejt hotelit, të cilin e paguan e paguan ata. Dhe fatmirësisht makina ishte gati të nesërmen për të vazhduar pushimet normalisht”, tregon i riu.

Por cilat janë planet për të ardhmen lidhur me “SIGAL UNIQA AutoSOS”?

“Nga 1 janari 2023 shërbimi i asistencës rrugore do të jetë i pranishëm me mbulim territorin shqiptar. Pra, të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Të gjithë klientët tanë munden të blenë një police “Autosos” dhe për çfarëdo problem mund të kenë ne do ti mbulojmë edhe në territorin e Shqipërisë, edhe në territorin e Kosovës,edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut”, shprehet z. Besnik Çobaj.

Nëse doni të shijoni çdo udhëtim tuajin në Ballkan apo Europë, pa e vrarë mendjen se mund t’ju lerë karburanti, goma, bateria apo se përfshiheni në një aksident, atëherë zgjidhni “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Mjafton një telefonatë dhe në pak minuta Shërbimi i Asistencës Rrugore ju vjen në ndihmë menjëherë.

SIGAL UNIQA AutoSOS, më mirë të udhëtosh pa shqetësime

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al/autosos

WhatsApp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

Zjarr Tv Ad