“Më mirë vonë se kurrë”, Berisha u bën thirrje të pavendosurve brenda PD: Bashkohuni me ne, ju garantoj se do respektoheni, vendi juaj është pranë…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje drejt të pavendosura brenda partisë Demokratike që këta të fundit t’i bashkoheshin sepse nuk do të gjykoheshin dhe do të respektoheshin për mendimin ndryshe. Ai këmbënguli se Basha tashmë ishte vetëm një deputet dhe se në datën 18 do të mbahej referendumi ku do votohet nga anëtarësia për vendimin e Këshillit të Rithemelimit të PD që shkarkon Bashën nga kreu i partisë.

 Ish kryeministri Sali Berisha:

Me vërtetësinë e saj keni luajtur një rol shumë të madh të pazëvendësueshëm në transparencë pavarësisht se ju keni qenë subjekt të presioneve të pandershme. Ndjej keqardhje që sot jeni të gjithë në këmbë por domethënia e këtij qëndrimi është e madhe. Nga njëra anë kemi një person që kapi të gjithë karriget dhe i çoi në zyrën e tij. Nga ana tjetër njeriu me passion që nuk punon për karrige por për lirinë e demorkatëve dhe të shqiptarëve. Në mbledhjen që sapo përfundoi unë u dërgova një përshndetje të përzemërt të gjithë demorkatëve. Nëpërmjet jush për të sjellë një thirrje miqësore ndaj çdo demorkati që ende nuk ka vendosur të bashkohet me partinë Demokratike të rithemeluar është i mirëpritur dhe krahëhapur. Ju e ndoqët vetë kuvendin.

A kam të drejtë unë t’u them atyre se në rast se do ishit në Kuvend ju për herë të parë do mund të shpreheshit lirisht siç u shprehën mendimet, opinionet dhe propozimet. Pra ishte një rast i humbur por megjithatë unë jam nga ata që them nga vetja ime, me mirë vonë se kurrë. Unë u ktheva me vonesë, ata nuk janë kaq të vonuar, ndaj i ftoj të bashkohen dhe i garantoj të bashkohen se toleranca do jetë ligj i kësaj partie.

Ftoj kryetarët e partive Demokratike që deri tani janë të lëkundur të bashkohen me anëtarësinë e tyre, me partinë Demokratike sepse vendi i tyre është pranë idealeve më fisnike dhe ata janë në një parti të rithemeluar dhe jo në një parti ku deputeti Basha e katandisi në një parti emarksiste leniniste dhe të ekstremit të majtë me përjashtimet e tij të përditshme të anëtarëve. Kjo javë revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të partisë për shkarkimin e peng Bashës apo deputetit Basha.

U miratua sot këtu për të drejtuar referendumin, bazuar në punën e shkëlqyer që ju e patë vetë. Po atij komisioni ju besua drejtimi i referendumit. Do bëjmë gjithcka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë. Ju informoj ju se ish kryetari Basha ka kryer akte që ngjiten në nivelin e krimit electoral. Konkretisht ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten me karta. Është plaçkitje dhe akt që ngjitet në nivelin e krimit electoral sepse u ka marrë kartat.

Nuk kisha dëgjua kurrë ndonjëherë të plaçkiste kartat e anëtarësisë. Duket se e ndjente se gjykatësi do e kërkonte përsëri për atë që kishte bërë. Ne presim një rezultat të shkëlqyer me datën 18 sikundër ftoj cdo demokrat atë ditë të firmosë aktin madhor të pushtetit dhe vullnetit të anëtarit të PD.

Zjarr Tv Ad