“Më mori malli, o i miri i dajës” “Si je, o i bukri tezes”- Gjekmarkaj ironizon procesin e zgjedhjes së Presidentit, zbulon “kriteret” që duhet të plotësojë kreu i ri i shtetit

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deuteti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ironizoi nga Foltorja e Parlamentit procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Përmes satirës Gjekmarkaj tha se kryeministri Rama është ai që do të zgjedhë kreun e ri të shtetit, ndërkohë që të gjithë personat brenda Partisë Socialiste do të votojnë në radhë sapo të marrin sinjalin.

Sipas demokratit presidenti i ri i vendit duhet të jetë një person i cili duhet të telefonojë çdo pasdite kryeministrin dhe ta llastojë me fjalë të mira, si psh: “Më mori malli o i miri i dajës” “Si je o i bukuri i tezes”.

“Kryeministri në mandatin e tij të tretë bezdiset nga çdo rezistencë, nga lehja e qenve në Surrel, nga cicërimat zogjve, nga pozitë dhe këngët e vartësve, nga çdo menim që nuk është i veti, nga çdo portret që nuk e zografis vetë. Ndaj ai po vizaton portretin e admiruesit të tij që do të vendosë në krye të shtetit për të realizuar kësisoj mbylljen e kapjes së çdo institucioni, mocioni dhe personi, në një republikë të thyer në mes nga i njëjti ves, që karakterizopn shtetin tonë që nga pavarësia e këtej dhe që është uni i lyer me delir dhe i mbuluar me nevojë sundimi.

CV-ja e tij në historinë e Republikës Shqiptare do të shkruhet nga një njeri, nga ai që ndan të mirën nga e keqja, të drejtën nga e gabuara, të ëmblën nga e tharta, të tjerët flasin kot se asgjë nuk dinë, do të votojnë në rresht sapo të marrin sinjalin.

Presidenti që del nga raundi i katërt ka një detyrim që çdo pasdite të marrë në telefon kryeministrin dhe ta pyesë: “Po ku je o shyqyri i kombit” “A të mërzitën o gëzimi i shoqërisë” Si je o i bukuri i tezes” “Më mori malli o i miri i dajës” “Kush ta prishi qejfin që mos bëftë hajër o lezeti i Evropës””, tha Gjekmarkaj.

Zjarr Tv Ad