“Më mori partnerin”- Luiza Gega i përgjigjet Klodiana Shalës: Viktimizohet për vëmendjen, histori e mbyllur …

0
259
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klodiana Shala ka çuditur opinionin publik, teksa ka zbuluar se partneri i saj sot është në krah të Luiza Gegës. Në një intervistë të sinqertë, ish-sportistja ka folur për këtë marrëdhënie të gjatë dhe për faktin se tashmë ish-i i saj është në krah të atletes së njohur.

Deklarata e fortë ka bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale e duket se aspak mirë nuk e ka pritur as vetë Luiza këtë deklaratë.

“Panorama Plus” kontaktoi me atleten për ti marrë një reagim në lidhje me atë çfarë Klodiana deklaroi në një intervistë.

“Nuk kam asgjë për të thënë, sinqerisht jam kaq shumë në fokus te punët e mia. Nuk është se çuditem nga asgjë që thotë Klodi, pasi gjithmonë do gjejë diçka viktimizuese për të pasur pak vëmendje. Mund të them vetëm kaq: Kurrë po kurrë, jo vetëm Klodit, por askujt jo t’i kem bërë keq, por as s’e kam çuar nëpër mendje..

S’kam pasur kurrë konflikt, me Klodin jo e jo, por me asnjë. Ajo që më bën përshtypje është që Klodi flet akoma për një histori të mbyllur më shumë se para 10 vitesh dhe për mbajtje me bukë që u ka bërë njerëzve, nuk është aspak e vërtetë. Por dhe sikur të jetë, më duket shumë gjë e ulët ta përmendësh. Gjithsesi, nga Klodi dëgjoj kaq shumë gjëra dhe asgjë s’të bën më përshtypje asgjë”, u shpreh Luiza Gega për “Panorama Plus”, duke iu kundërpërgjigjur kështu akuzave të bëra në drejtim të emrit të saj.

Zjarr Tv Ad