Bashkëshortja e Ylli Mihalit, fizioterapisti i Kombëtares shqiptare që u nda nga jeta për shkak të kornavirusit, ka treguar ditën e sotme se e ndjen shumë mungesën e tij.
“Pata ditëlindjen më 5 tetor dhe më mungoi shumë një urim nga Ylli. Pata fatin të kisha njerëzit e mi afër, tre mbesat e tij ma sollën një dhuratën në një formë sikur ma ka sjellë ai.
Tani pa të është shumë e vështirë, në çdo rrugë që eci më shfaqet. Nuk ka asnjë cm rrugë që unë mo stë kem ecur me të, më duket sikur e kam një krahë”, tha ajo.
E ftuar në “ABC”, bashkëshortja e Mihalit, Nerida Guri ka treguar se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, madje ishte shumë i kujdesshëm ndaj shëndetit. Ajo ka sqaruar të gjithë zërat për vaksinën, duke theksuar se Mihali kishte bërë që në fillim të dyja dozat e Sinovac.
“Neve na përfshiu të gjithëve në shtëpi. Unë u riinfektova se për herë të parë isha në tetor. Ylli nuk ksihte asnjë semundje tjetër. Ylli ishte shumë i fiksuar pas shëndetit, pasi kishte të bënte edhe profeisoni i tij, si fizioterapist. Madje bënte rregullisht check-up. Ai ishte i vaksinuar, e ka bërë që në fillim vaksinën kur erdhën të parat Sinovac. Bëri dozën e parë më 19 prill dhe të dytën më 19 maj. Mbante maskë, madje dy maska. Ruhej shumë. Në lidhje me vaksinën mjekët nuk kanë dhënë ndonjë shpegim”, tha ajo.
Më datën 13 shtator, u nda nga jeta fizioterapisti i Kombëtares tonë, Ylli Mihali. Ai nuk arriti të përballonte dot betejën me Koronavirusin.