Më mungon vëllai im/ Djali i Thaçit reagon pas deklaratave të Ramës…

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama nga aeroporti i Kukësit, ku tha se i mungon vëllai i tij Hashim Thaçi, ka ardhur edhe reagimi i djalit të këtij të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Endrit Thaçi falenderon Kryeministrin Rama, për fjalët teksa thekson se i ati i dërgon të fala.

 “Falënderoj z.Rama, Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e kujtimeve për babin. Të jeni të sigurtë që babi përcjell me vëmendje dhe shumë gëzim sukseset e juaja në Shqipëri, përfshi hapjen e aeroportit impresiv në Kukësin vëllazëror. Dhe keni të fala nga ai”, shkruan Endrit Thaçi.

Më herët gjatë ditës së djeshme, kreu i qeverisë gjatë ceremonisë së hapjes së Aeroportit të Kukësit tha:“Dua të ndaj me ju faktin që më mungon shumë sot, dikush! Më mungon dikush që unë e konsideroj një prej shqiptarëve më të mëdhenj. Më mungon shumë dikush që është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jo se është vëllai im, po është vëllai im sepse është një prej shqiptarëve më të mëdhenj, që është Hashim Thaçi. Nuk e di prej këtu a më ndjek, por do të doja t’i çoja një përqafim dhe t’i thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet edhe një moment i jashtëzakonshëm, momenti kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova të ulur së bashku, i hapën rrugë çlirimit përfundimtar të Kosovës”.

Zjarr Tv Ad