Më në fund fitore për Shqipërin

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria e drejtuar nga Christian Panucci ka bërë autokritikë për atë humbje të pak ditëve më parë në Shkodër. Kuqezinjtë kanë fituar minimalisht 1-0 miqësoren e luksit përballë Uellsit, duke zbutur disi situatën. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Bekim Balaj me 11 metërsh. Takimi i “Elbasan Arenës” nisi i vrullshëm për uellsin që brenda dy minutave të para kishin 3 raste të pastra për të shënuar. Vokes dha sinjalet e para në portën e Berishës, ndërsa goditja e Roberts krijoi iluzionin e një goli. Drithërima edhe në tentativën e Brookes, me sferën që kaloi shumë pranë shtyllës pingule. Ndërkohë, në kampin tonë, nervozizmi ishte i pranishëm, diçka që u vu re dhe në minutën e 37-të të takimit. Taulant Xhaka u bë protagonist i një veprimi aspak të bukur me Brooks, të cilin e goditi me kokë, por arbitri maqedonas e fali duke e ndëshkuar vetëm me karton të verdhë. Në dhomat e zhveshjeve, Panucci motivoi kuqezinjtë, të cilët arritën të shihnin më shumë drejt sulmit. Kur po kronometrohej minuta e 57-të, Veseli hedh në zonë një krosim të bukur, i cili largohet nga mbrojtja. Topi përfundon në këmbët e Xhakës që pengohet në zonë dhe nuk ka dyshime për Jakimovski, penallti. Nga pika e bardhë niset Bekim Balaj, me shqiptarin që tregohet i saktë dhe shënon golin e avantazhit, i cili mbeti në fuqi deri në fund. Përfundimisht 1-0 dhe Christian Panucci “çlirohet” nga makthet e ditëve të fundit dhe merr aprovimin për të paktën edhe për disa muaj të tjerë.

 

Zjarr Tv Ad