Më në fund gjendet kura e artritit

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Miliona pacientë të prekur nga artriti do të gjejnë shpresë nga zbulimin e ri të shkencëtarëve. Ata do të sjellin një vaksinë që mund të trajtojë dhimbjet e përditshme.

Personat që vuajnë nga osteoartriti detyrohen të marrin qetësues për të luftuar dhimbjet. Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit kanë krijuar një vaksinë që bllokon faktorin (NGF) që shkakton agoni. Vaksina bën sistemin imunitar që të funksionojë kundër NGF-së. Nga statistikat ka rezultuar që numri i personave të prekur nga osteoartriti në Britani janë 9 milionë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara 30 milionë. Deri tani nuk ka dalë ende asnjë kurë, por zbulimet e fundit mund të jenë trajtimi më efektiv i dhimbjeve të mëdha.

Çfarë është artriti?

Artriti është një nga sëmundjet më të shpeshta që prek një në tre persona, duke iu shkaktuar dhimbje të nyejve dhe vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Në gjuhën mjekësore, artriti nënkupton inflamim të një pjese në nyje ose rreth saj, duke iu shkaktuar dhimbje, shtangie dhe ndonjëherë problem në lëvizje. Disa lloje të artritit mund të prekin gjithashtu edhe pjesë të tjera të trupit, si lëkurën dhe organet e brendshme. Artriti ekziston në shumë lloje të ndryshme, ku më të shpeshtë janë osteoartriti dhe artriti reumatoid (imunoartriti).

 

Zjarr Tv Ad