Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtresa e ozonit e cila mbështjell Tokën më në fund po ripërtërihet. Kështu thuhet në raportin më të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Që prej vitit 1970, shkencëtarët kanë dhënë alarmin se shtresa e ozonit po hollohet, për shkak të përdorimit pa kriter të kimikateve në mbarë botën. Sipas një konference të mbajtur në Ekuador, shkencëtarët kanë parashikuar se shtresa e sipërme e ozonit mbi Hemisferën veriore, duhet të ripërtërihet plotësisht në vitin 2030, ndërsa vrima në Arktik do të zhduket në vitin 2060.

Shtresa e ozonit është shumë e rëndësishme për jetën e njeriut, pasi mbron lëkurën nga rrezet ultraviolet, që shkaktojnë kancer në lëkurë. Ajo ndodhet gjashtë milje mbi Tokë dhe ka një shtrirje prej 40 km. Ozoni është një kombinim i tre atomeve të oksigjenit.

Zjarr Tv Ad