Më në fund nuk do kemi lokale me muzikë të lartë poshtë shtëpive

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Tiranës paralajmëron disiplinimin e zhurmës nga lokalet, duke ndarë zonat rezidenciale nga ato të argëtimit. Ka qenë vetë kreu i bashkisë Erion Veliaj që ka bërë të ditur lajmin, gjatë nisjes së zbatimit të marrëveshjes me ministrinë e Brendshme, “Për formimin dhe kualifikimin e punonjësve të Policisë Bashkiake”. “E njëjta gjë ndodh jo vetëm me zaptimet e rrugëve, por edhe me muzikën e lartë. Ka ardhur koha që në Tiranë të kemi një diferencim shumë të qartë, ku janë vendet ku t’i mund të bësh aheng dhe ku është një vend tjetër ku fëmijët duhet të shkojnë të flenë sepse vjen e nesërmja për të shkuar në shkollë dhe familja duhet të ketë një paqe qoftë edhe akustike përpara se të përgatitet për ditën e re. Kemi filluar një proces me Ministrinë e Mjedisit, nën drejtimin e kryeministrit, për t’u siguruar që në qytetet tona edhe këto hapësira të sistemohen, duke i ndarë zonat rezidenciale nga zonat që janë për argëtim”, nënvizoi Veliaj.

Zjarr Tv Ad