Një djalë 25 vjeç është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Babicë të Vlorës. Ai nuk është identifikuar ende pasi nuk kishte mjete identifikimi me vete, dhe po ashtu në morgun e Vlorës nuk është paraqitur asnjë familjar.
Megjithatë, grupi i hetimit vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identitetit të të riut.
Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, Poliicia ka bërë të mundur largimin e mjetit “Fiat Punto” ku 25 vjeçari u gjet i vrarë. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë parë mjetin dhe më pas trupin e pajetë të të riut, dhe kanë njoftuar uniformat blu.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, është konstatuar një goditje me plumb në kokë dhe dy të tjera në trup, shkruan newsbomb.al. Xhami i parë në anën e majtë të mjetit ka qenë i ulur dhe viktima ka qenë në vendin e shoferit.
Mësohet se i riu që ëhstë gjetur sot i vdekur nuk është pronari i jetit Fiat Punto me targa TR 3437 R. Ky mjet i përket një gruaje, e cila tashmë është identifikuar nga Policia dhe do të merret në pyetje, nëse ka dijeni për viktimën dhe shkaqet që kanë çuar në ekzekutimin e tij.