Më pak para por një kontratë 4-vjeçare, Higuain zgjedh ekipin e ri

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gonzalo Higuain është një tjetër “9” i Serie A italiane që nuk po përjeton një moment të lumtur, i ka ngecur në derë “Zonjës së Vjetër” e cila po bën çdo përpjekje për ta larguar nga Torino. Sigurisht Higuain nuk është në pozita të njëjta me Icardin por as ai nuk bën pjesë në planet e Juves.

Numri 21 që po mban mbi shpatulla këto ditë do të thotë shumë, sipas “Corriere dello Sport”, argjentinasi pritet të nis një aventure të re në kryeqytetin italian, ku Roma i afron jo vetëm numrin 9-të por dhe një kontratë shumë të mirë. Në kushtet ku ndodhet Higuain, ku ofertat nuk janë të shumta për të mos thënë mungojnë, Roma është zgjedhja më e mirë i mundshëm.

 

Verdhekuqtë i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare por një pagë më të ulet nga ajo që përfiton aktualisht. “El Pipita” përfiton 6,5 milion euro ndërsa Roma i ofron 4,5, një ofertë shumë e mirë duke parë moshën e tij dhe rendimentin këtë periudhë.Nëse Higuain do ti qëndroj deri në fund kontratës me Romën i bie ta mbyll karrierën në kryeqytet pasi në 2023 do të jetë 35 vjeç. Fillimisht Higuain mendoi të qëndroj në Torino dhe të provoj shanset e tij me Sarrin në stol por sëfundmi dhe vetë lojtari e ka kuptuar se është i tepërt te Juventus.

 

Zjarr Tv Ad