Me paralajmërimin “KUJDES”, Twitter KUFIZON llogarinë e Lulzim Bashës: Ka “aktivitete të pazakonta”…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrjeti social Twitter, më i përdoruri nga politikanët në gjithë botën, ndërmerr një veprim të papritur ndaj një politikani shqiptar. Kreut të PD Lulzim Basha i është kufizuar llogaria personale për shkak se Twitter ka identifikuar, siç thotë, “aktivitete të dyshimta”.

Më poshtë, llogaria e kufizuar e kreut të PD Lulzim Basha dhe paralajmërimi

 

Nëse një ndjekës apo qytetar i zakonshëm do që të vizitojë llogarinë e Bashës në Twitter, do të ndeshet me një faqe të bardhë e cila ka këtë mesazh paralajmërues “Kujdes: Kjo llogari është e kufizuar përkohësisht. Po e shihni këtë paralajmërim sepse ka pasur disa aktivitete të pazakonta nga kjo llogari. Dëshiron akoma ta shikosh?”

Megjithatë, Twitter të jep mundësi që nëse do ta vizitosh faqen pavarësisht paralajmërimit, mund ta bësh atë. Kjo është hera e parë që ndaj një politikani shqiptar ndërrmerren masa nga rrjetet sociale për llogaritë personale.

Zjarr Tv Ad