Me përjashtimin e Rusisë rruga e Kosovës për anëtarësim në Këshllin e Evropës është më e lehtë, vjen përgjigja gjermane

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Deputeti gjerman Knut Abraham i ka bërë një pyetje Qeverisë së Gjermanisë nëse do ta mbështeste aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. E në përgjigje, Qeveria e Gjermanisë ka thënë se e mbështet anëtarësimin e Kosovës.

“Qeveria e Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Është me rëndësi, për këtë të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë.

Rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është lehtësuar, pas përjashtimit të Rusisë nga ky institucion.

Nga Qeveria e Kosovës është bërë e ditur se planifikohet që së shpejti të aplikohet për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Zjarr Tv Ad