Me pistoletë me vete, arrestohet i riu kërkohej për tentativë vrasje

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 23-vjecar i kërkuar për tentativë vrasje ka rënë sot në prangat e policisë.  23-vjecari me inicialet A.GJ, është arrestuar në një lokal në kryeqytet, ndërsa mbante me vete në cantën e dorës një pistoletë, me 5 fishekë luftarakë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Më 13.05.2018, në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konfikti të çastit, në bashkëpunim me një shtetas tjetër 23-vjecari ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. B., i cili ka mbetur i plagosur. Operacioni i konduar, “Aleati” është finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Zjarr Tv Ad