Me pistoletë në mes të Durrësit, pranga 19-vjeçarit

0
3

Pas kontrolleve të ndërmarra për të garantuar  rendin dhe sigurinë publike, Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 19-vjeçar në Durrës, ku pas verifikimeve të kryera rezultoi se mbante armë me vete dhe një krehër me fishekë. Blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se në pranga është vënë një 19-vjeçar nga Shkodra.

Njoftimi i policisë:

“Evidentohet dhe goditet një  tjetër rast i armëmbajtjes  pa leje. Arrestohet në flagrancë 19 – vjeçari që qarkullonte më pistoletë me silenciator.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-S. Xh., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas është kapur nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh dhe Komisariatit të Policisë Durrës, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës dhe  gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me silenciator dhe një krehër me 5 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.