“Me pjesën time të mos luj njeri”, përgjimet në Doganën e Morinës, policët korruptonin shefat për t’u ngritur në detyrë

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përgjimet dhe hetimet për korrupsionin në doganë, kanë nxjerr në pah një tjetër skandal. Drejtuesit e pikës kufitare ofronin rryshfet për eprorët në Policinë e Kukësit për emërimin dhe për vazhdimin e qëndrimit në detyrë. Sipas bisedave, eprorët e pikës kufitare kërkonin pjesën e tyre nga ryshfeti që përfitonin policët nga qytetarët dhe bizneset.

Një nga efektivat e përgjuar, Shpëtim Canaj, me detyrë përgjegjës turni dhe kontrollor në Morinë, me ndihmën e shefit të personelit në policinë e Kukësit, Altin Beqiri, komandohet shef i pikës së kalimit kufitar në muajin dhjetor, pasi drejtuesi i mëparshëm ishte me leje.

Ora Neës ka zbardhur një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë, ku janë konstatuar biseda që bëjnë fjalë për marrëdhënie korruptive, ofrim ryshfeti ndaj eprorëve si dhe pagesa nga vartësit, një skemë që zbatohet në vazhdimësi në këtë pikë kufitare.

Në datën 11 dhjetor 2020, Shpëtim Cenaj flet me të shoqen për mënyrën si mund ta respektojë drejtorin. Sipas organit të akuzës, eprorët kërkonin pjesë nga ryshfeti që merrnin policët dhe përfitimet ndaheshin pasi llogariteshin paratë e mbledhura sipas turneve të ditës dhe natës.

Cenaj: Pres ndonjë telefonatë nga drejtori nëse më thirr poshtë, do gjo s`ka lujt?

Gruaja: Ça gjo?

Cenaj: Ndonjë respekt, ndonjë marifet

Gruaja: Jo qashtu, respekte të vogla po…Qetësohu o Shpëtim, rri pa merak, merre ti atë, se je në drejtim.

Cenaj: Ai deshte me ju thana, shiko nja katër përgjegjësa që i marrin lekët këta…edhe me ju thanë që do i jepni nga pjesa ime kaq në ditë dhe e dijsha atë pjesën time

Gruaja: Ai deshte me ju thanë të ditës ti, të natës unë, turnin e natës unë.

Cenaj: Ai i ka porosit të gjithë, atë ditë që ka ik i ka marrë në telefon, tak, tak, tak u ka thanë: Me atë pjesën time mos të luj njeri, hajt njatjeta.

Zjarr Tv Ad