Më pranë njëri-tjetrit/ Meloni nuk i ndahet Ramës, ja lëvizja e fundit e kryeministres italiane

0
332
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është e intersuar për të blerë një vilë në Shqipëri.

Lajmi është raportuar ditën e djeshme nga media italiane “Il Foglio”, e cila shkruan se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë mund të intesifikohen më tej, nëse dëshira e Melonit do të realizohet.

“Meloni ia ka vënë syrin një vile në një resort në Shqipëri”- shkruan media italiane ndërsa janë mësuar edhe më tepër detaje për zonën ku kryeministria italiane dëshiron që të pushojë në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një vilë private në zonën e lakmuar të Palasës, me pishinë, kopsht privat dhe me pamje nga deti, ku çmimi i saj shkon në qindra mijëra euro.

Mediat italiane shkruajnë po ashtu se Meloni prej kohësh ishte në kërkim të një investimi të ri, dhe se ëndrra e saj ishte një vilë me pamje nga deti, me pishinë private dhe kopsht.

“Investimi nuk do të ishte vetëm ekonomik, por edhe, mbi të gjitha, politik. Njësoj siç bëri Silvio Berlusconi kur bleu vilën në Lampedusa për të qenë më afër banorëve të ishullit dhe për të mos i bërë ata të ndihen vetëm. Meloni është në kontakt të ngushtë me Shqipërinë duke pasur parasysh projektin për ndërtimin e qendrave të pritjeve të emigrantëve. Një zgjedhje, nëse përfundon shitja, e cila do të “çimentojë” marrëdhënien mes Romës dhe Tiranës. Ndërkohë, përflitet se Meloni mund të shijojë disa ditë relaksi në Sardenjë, ku mund të takohet me Marina Berlusconin.”– shkruan mes të tjera mediat italiane.

“Il Foglio” thekson se lajmin e ka konfirmuar nga burimet politike dhe diplomatike në qeverinë shqiptare.

Nëse Meloni blen vilën në Palasë do të jetë edhe më afër kryeministrit Edi Rama, i cili pushon në vilat qeveritare në Vlorë. Ndoshta ata do të takohen çdo verë, teksa kreu i qeverisë shqiptare e cilëson Melonin si motra e vogel e Shqipërisë.

Nuk dihet nëse Melonit i ka pëlqyer shumë jugu i Shqipërisë, pas pushimeve që kaloi vitin e kaluar, apo qëndron diçka tjetër pas blerjes së kësaj vile.

Vlen të theksohet fakti se Gushtin e vitit të kaluar, me ftesë të kryeministrit Edi Rama, Giorgia Meloni kaloi disa ditë pushimi me familjen e saj në vilën qeveritare në Vlorë.

Në ato ditë, Meloni dhe Rama folën për një sërë projektesh, mes të cilave edhe për strehimin e refugjatëve afrikanë që do të kapeshin në brigjet italiane në Shqipëri.

Më pas në 5 nëntor ata nënshkruan marrëveshjen në Romë, teksa afati i hapjes së kampeve në Shëngjin dhe Gjadër është shtyrë disa herë, ku i fundit ishte më 1 Gusht, pasi ende nuk kanë përfunduar punimet.

Zjarr Tv Ad