Me pranga në duar dhe kokë ulur, tre fëmijët që vranë dhe groposën babain njihen me masën e sigurisë.

0
146
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me pranga në duar tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët me 10 shkurt vranë babain e tyre dhe më pas e groposën atë janë paraqitur para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Në seancë mësohet se nuk është paraqitur asnjë familjar i tyre.

Tre të rinjtë, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin vranë dhe groposën të atin në kasollen pranë banesës në Shënavlash të Durrësit.

Tre femijet do të përballen me faktet paraprake të mbledhura nga grupi hetimor, ndërkohë që dëshmitë e dhëna prej tyre kanë qenë kontradiktore që në krye të herës. Por përkundër mosdaljes ende në një konkluzion për shkakun real të ngjarjes, grupi hetimor ka nxjerrë në media të gjitha dëshmitë e protagonisteve të krimit horror të ndodhur më 10 shkurt.

Zjarr Tv Ad