Me pranga në duar,arrestohet mjeku tek Trauma nga efektivë me kapuçë! Si ra pre e agjentit të filtruar

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ky është momenti kur policë me kapuçë kanë arrestuar brenda ambienteve të Spitalit të Traumës, mjekun Fitim Marku.

Në video shihet kur ai del nga ambientet e spitalit me pranga në duar, shoqëruar nga efektivët që e fusin në furgonin e policisë.

Mësohet se mjeku u arrestua në pranga gjatë operacion policor është kryer mesditën e të premtes në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Fitim Marku është shoqëruar në Komisariat me akuzën e korrupsionit. Mësohet se ka qenë një agjent i policisë së Tiranës i cili u paraqit si pacient dhe i dha 20 mijë lekë, e më pas ndërhyri për arrestimin e tij.

Policia nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi këtë aksion. Burimet thanë se ndaj mjekut ka pasur ankesa te shpeshta se kërkonte ryshfet.

Zjarr Tv Ad