“Më preku protesta e tyre”/Thirrja e deputetit anglez: Stop histerisë anti-shqiptare

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në vazhdën e debatit të krijuar lidhur me numrin e lartë të emigrantëve shqiptarë që kalojnë kanalin e “La Manshit” me gomone për të kërkuar më pas azil, në Mbretërinë e Bashkuar jo të gjithë politikanët “ushqejnë” mendimin se ata janë “pushtues”.

Ndryshe nga gjuha raciste dhe retorika kriminale që Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dhe dhjetëra deputetë konservatorë kanë përdorur për të veçuar shqiptar si stimulator të krizës në Kanal, deputeti i forcës qeverisëse në Britani, Daniel Kawczynski ka zgjedhur t’i mbrojë ata gjatë debateve në Westminster.

Ligjvënësi për zonën e Shrewsbury & Atcham iu drejtua kolegëve të tij në Parlament në seancën e 16 nëntorit duke iu treguar atyre për protestën e shqipotarëve në Londër, ku morën pjesë mbi 3500 persona, duke bërë thirrje që ministrja Braverman të kërkojë falje për epitetet e përdorura.

Fëmijët e shqiptarëve po bullizohen në shkolla duke u përballur me abuzime të natyrës raciste. U takova me qytetarë shqiptarë në urën e Westminster javën e shkuar kur ata paqësisht po demonstronin duke mbajtur në duar flamuj shqiptarë e thonin: “Unë jam një punëtor ndërtimi, infermiere, doktor, jam mësues dhe ne jemi ne kontribuojmë në këtë vend, ndërsa media na portretizon si kriminelë””, tha Kawczynski,  teksa nënvizoi se e ka vizituar vendin tonë dhe është i mahnitur prej peizashit dhe mikpritjes që i kanë ofruar.

Unë jam i prekur nga ajo që pash dhe dëgjova në Westminster Breadge nga këta njerëz të cilët punojnë shumë”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad