“Më preu në besë, më ngacmonte gruan”, zbardhet dëshmia e burrit që ekzekutoi fqinjin

0
824
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhet dëshmia e 37 vjeçarit që ekzekutoi fqinjin në pritë, pasi u vetëdorëzua dje në Policinë e Shkodrës. Vrasja e ndodhur mëngjesin e së dielës në Durrës është kryer për çështje nderi.

Kështu ka deklaruar në Polici autori Ndue Zefi, i cili u dorëzua mëngjesin e djeshëm në Policinë e Shkodrës. Disa orë më pas, ai është transferuar në Policinë e Durrësit, ku do të përballet me hetuesit si autori i vrasjes së 45-vjeçarit, me të cilin kishte njohje disavjeçare pasi kishin jetuar në fshatin Adriatik të Kurbinit.

Ai ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka deklaruar se konflikti ka nisur për çështje nderi. 37- vjeçari dyshonte se Martin Ndreca kishte marrëdhënie intime me një pjesëtar të familjes së tij, ndaj edhe ka qëlluar kundrejt tij, duke e lënë të vdekur në vend.

“Me Martinin kemi njohje të vjetër, sepse kemi jetuar në fshatin Adriatik për disa vite. E konsideroja njeri të besuar, por më preu në besë. Kisha dëgjuar llafe të ndryshme, që kanë të bëjnë me çështje nderi. Atë ditë (ditën e ngjarjes) shkuam për t’i kërkuar llogari për veprimet e tij, nuk u morëm vesh si njerëz pasi u soll në mënyrë arrogante, duke mos më lënë asnjë zgjidhje tjetër. U përplasëm fillimisht në lokal, pastaj edhe në vendin ku ndodhi krimi. Qëllova në drejtim të tij disa herë me vetëdije të plotë, pasi e kishte hak plumbin”, ka deklaruar para hetuesve 37- vjeçari.

Duke vijuar me tej, Zefi ka thënë se pas krimit ai ishte larguar nga Durrësi për t’u fshehur në Pukë (në vendlindjen e tij).

“Pasi konstatova se kishte vdekur, u largova me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pak metra larg vendit të krimit hodha armën, me të cilën kreva vrasjen dhe u largova në drejtim të Pukës, në vendlindjen time, për t’u fshehur. Por vendosa të dorëzohem në Polici, sepse nuk kisha dëshirë të qëndroja i fshehur, por të përballem me drejtësinë”, mësohet të jetë shprehur Zefi, i cili tashmë do të dalë përpara togave të zeza për të mësuar masën e sigurisë që Gjykata do të vendosë për 37-vjeçarin.

Nisur nga kjo dëshmi, forcat e rendit kanë arritur të gjejnë armën dhe të kryejnë sekuestrimin e saj në cilësinë e provës materiale. Policia bëri me dije se rreth orës 01:10 të së dielës, në lagjen ish-Kënetë, shtetasi Ndue Zefi, 37 vjeç, nga Puka, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Martin Ndreca, 45 vjeç, nga Mirdita, banues në këtë lagje. Autori dhe viktima kanë qenë në një lokal dhe kanë pasur njohje të vjetër me njëri-tjetrin.

Ata kanë pasur një sherr në lokal dhe më pas Ndue Zefi ka shkuar në shtëpi për të marrë armën e krimit. Zefi ka shtënë 5 herë në drejtim të 45-vjeçarit, ndërsa një plumb i ka përshkuar organet jetësore, duke e lënë të pajetë në vend brenda makinës “Benz”.

Mësohet se Ndreca dhe Zefi, përveçse ishin fqinj në Durrës, kanë qenë fqinj edhe në Adriatik të Kurbinit. Të dyja familjet jetonin me qira në ish-Kënetën e Durrësit, ndërsa Martin Ndreca herë pas here shkonte për të kryer punë sezonale në Gjermani.

Zjarr Tv Ad