“Më pyetën, kryetar t’i japim leje Saliut për protestë?”, Veliaj: U thashë po, njerëzit duhet të shohin nga çfarë kanë shpëtuar

0
352
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ai thotë se ishte pro dhënies së lejes për protestën në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se kush e ka qeverisur këtë vend dhe nga kush kanë shpëtuar.

“Kur më pyetën, kryetar a do t’i japim leje Saliut për të protestuar? Për një sekondë mendova se Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush kemi shpëtuar, ka nevojë t’i shohë në shesh, ka nevojë të shohë Nard Ndokën – se mund të ishte ai Ministri i Shëndetësisë; ka nevojë të shohë Fatmir Mediun, se mund të ishte ai në vend të Niko Peleshit e të na hidhe në erë këtu. Ndaj u thashë se lejen duhet t’ia japim menjëherë sepse njerëzit kanë nevojë të kujtohen se nga çfarë kanë shpëtuar, se kush ka qeverisur këtë vend dhe në çfarë derexheje do të ishim sikur tërmeti dhe pandemia të ishte në duart e tyre. Duhet që njerëzve t’u freskohet kujtesa, të kujtojnë në çfarë mysybeti kemi qenë dhe sa larg kemi ecur me Edi Ramën dhe me Partinë Socialiste”,-deklaroi Veliaj.

Më tej gjatë takimit me strukturat e PS në Njësinë 3, Veliaj e akuzoi opozitën se i përdor qytetarët   si “mish për top” vetëm për qëllime elektorale.

“Mjafton të kaloni tani te Astiri dhe të shikoni sa është çliruar rruga aty. Por, na bllokuan tre vjet. Thoshin: ‘Ore, t’u marrim votat këtyre që djegin gomat, pastaj në djall të vejë’, se këta shtëpitë e tyre i kanë në gjirin e Lalzit, nuk jetojnë te Astiri. Ata të Astirit i duan “mish për top”. Ne njerëzve duhet t’u themi të vërtetën. Po, tek Kodra e Priftit do kalojë Unaza. Gjurma e projektit është që në kohë të Adil Çarçanit, edhe tek Astiri, edhe tek Kopshti Zoologjik, edhe tek Kopshti Botanik, e mandej në Sauk”, tha Veliaj.

Zjarr Tv Ad