‘Me Rolex në protestë’/ Mesazhi i veçantë, Alban Rexha thyen orën

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestuesit i janë përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama, i cili vazhdimisht i ka cilësuar si politike protestat kundër rritjes së çmimeve.

Rama ka fyer protestuesit, duke theksuar se dalin në shesh me X5-a, iPhone dhe orë Rolex.

Një prej protestuesve, Alban Rexha e ka thyer në mënyrë demonstrative orën e tij false Rolex, duke iu kërkuar deputetëve nëse mund t’i thyejnë dhe ata orët e tyre për ta.

“Ora ime false do thyhet sot, por ajo që do ju kërkoja është t’i thyeni dhe ju orat tuaja në mes të parlamentit për këtë popull se i keni të gjithë nga 100 mijë euro e lart. Ky ishte Rolexi im”.

Zjarr Tv Ad