Ambasadorja Yuri Kim këtë 8 Mars ka vendosur që të sjellë një urim aspak të zakonshëm.
Në një postim në “Instagram”, Yuri Kim ka postuar fotot e disa grave dhe vajzave të cilat ndër vite kanë lënë shenjë në historinë e Shqipërisë.
Galerinë e saj të fotove ambasadorja e fillon me disa vajza të vogla, më pas me Shote Galicën, Nënë Terezën, Dua Lipën, Ermonela Jahon. Krah fotove Yuri Kim ka uruar të gjitha gratë për festën e 8 Marsit.
“Në ditën Ndërkombëtare të Gruas mendoj për vajzat dhe gratë shqiptare që kam takuar përreth. Nënat, biznesmenet, ushtaret, politikanet, kuzhinieret, bankieret, diplomatet, drejtueset e shqoërisë civile, mjeket dhe infermieret, etj. Veçanërisht shpresoj për vajzat e vogla do të frymëzohen dhe fuqizohen nga njohuria se ato vijnë nga nga njerëz që kanë prodhuar gra pasuese gjatë historisë. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas!”, shkruan ajo.