Me shpejtësi “skëterrë”, mjetet përplasen “kokë më kokë” dhe përfundojnë jashtë rrugës

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, pranë fshatit Drashivicë.

Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë dalë nga rruga, duke përfunduar në një tokë bujqsëore aty pranë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Mjetet në momentin e përplasjes mësohet se kanë qenë duke ecur me shpejtësi të lartë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

 

Zjarr Tv Ad