Më shumë se 100 mijë protestues demonstrojnë në rrugët e Bjellorusisë:”Presidenti të japë dorëheqjen”(FOTO)

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me mijëra kundërshtarë politikë dhe aktivistë kanë dalë rrugëve të Minskut në një demonstratë të madhe, për të protestuar kundër zgjedhjeve shumë të diskutuara në vend, ku u rizgjodh president sërish Aleksandër Lukashenko.

“Marshi për liri” i protestuesve vjen në kohën, që opozita bjelloruse pretendon se Lukashenko ka vjedhur zgjedhjet dhe ka manipuluar rezultatin final të tyre, shkruan BBC.

Ndërsa, Lukashenko ka zhvilluar një kundër-protestë, ku bëri thirrje të mbrohej Bjellorusia dhe pavarësia e vendit. Tubimet rivale po zhvilloheshin pasi Rusia pranoi të ofrojë ndihmë të sigurisë në rast të kërcënimeve të jashtme ushtarake për Bjellorusinë.

Rezultoi se presidenti bjellorus Lukashenko kishte zhvilluar dy biseda telefonike gjatë fundjavës me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin.

Udhëheqësi i gjatë i Bjellorusisë gjithashtu shprehu shqetësime për ushtrimet ushtarake të NATO-s që po zhvillohen në Poloninë dhe Lituaninë fqinje dhe shfaqi kritika për aleancën ushtarake perëndimore.

NATO hodhi poshtë pretendimet se po kryente “ndonjë sulm” në Bjellorusi. Protestat shpërthyen në Bjellorusi, pasi Lukashenko tha se është fitues me gati 80 përqind të votave, por dyshohet se gjithçka është manipulim i pastër e rezultati nuk është aspak real.

Zjarr Tv Ad