Më shumë se 150 mln cash/ Ja lidhja e Elti Dizdarit me shqiptarin e pasur, si dhe ndërtimet luksoze në Shqipëri

0
145

Gazetari Flamur Vezaj ka folur për grupet kr iminale të ko  kainës që ranë në pr  anga nga operacioni “Los Blancos” dhe lidhja e tyre e ngushte me emra të njohur në Shqipëri. Vezaj theksoi se Elti Dizdari (Denis Matoshi) po bënte disa ndërtime në kryeqytet dhe jo vetëm për të pastruar paratë e pista.

Në emisionin “Opinion” Vezaj zbuloi se po punohet për një kompleks banimi te fusha e aviacionit, një ndërtim 8 katësh buzë lumit të Lanës në Tiranë si dhe disa hotele në Himarë e Dhërmi.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Flamur Vezaj: Ky grup funksionon prej vitesh, në Shqipëri pak a shumë dihej nën zë që Eldi Matoshi ishte koordinator në trafik. Dihej sepse edhe kur është hetuar Arbër Çekaj, dilte indirekt i përfshirë por nuk mund të faktohej. Kompanisë së Arbër Çekaj i është bllokuar edhe dy herë k  okainë, por si ndodh në Shqipëri, janë pushuar çështjet. Ndërsa rasti i tretë është hetuar. Në Shqipëri shumicën e kanë përdorur si magazinim.

Në Shqipëri këta personazhe janë të lidhur me njerëz të njohur zë botës së ndërtimit, njihen në Shqipëri, Eldi Dizdari ka dy karburante në Rrugën e Kombit, kanë qenë ortakë në lojërat e fatit. Pasuritë e tyre janë marramendëse. Ortaku i Eldi Dizdarit, një personazh nga Lushnja, është personazhi që ka më shumë lekë “cash” në Shqipëri. Unë dyshoj më shumë se 150 milion. Shumë para që ekzistojnë “cash” në Shqipëri funksionojnë përmes metodave ku këta i lënë garant. Ku shkojnë gjithë këto para? Te fusha e aviacionit ke një kompleks banimi që po bëhet, ke buzë Lanës një pallat 8 katësh që po ndërtohet, në Himarë ke në ndërtim e sipër një hotel, në Dhërmi po ashtu, janë para të lidhura me grupe kriminale ku ka të bëjë Eldi Dizdari.