Më shumë se 400 mijë pula të ngordhura në Durrës, reagon AKU: S’ka vend për panik

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar në lidhje me sëmundjen që ka rënë në Durrës dhe Korçë ku kanë ngordhur me qindra mijëra pula. Sipas AKU nuk ka vend për panik dhe se në treg nuk ka vezë të pulave të sëmura.

Në Durrës sëmundja Laringotrakeiti ka rënë në masë në pularitë kryesore të qytetit dhe ka shkaktuar ngordhjen e 175.300 pulave.

Në ditët në vijim do dalin shifrat për pularitë e tjera dhe numri total pritet në rang qyteti të kaloj 400 000.

Pas Durrësit, edhe në qarkun e Korçës dyshohet se sëmundja “Laringotrakeiti” ka rënë në masë tek shpendët në jug-lindje të vendit. “Një rast që është çuar për analiza”, thotë Adriatik Skenderasi përgjegjës i sektorit veterinar pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Korçë.

Zjarr Tv Ad