“Më shumë se vjet”/ Një ditë pas nisjes së vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit nxjerr shifrat e regjistrimeve, paralajmëron kontroll në universitete për…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas nisjes së vitit të ri akademik, ku nga të dhënat e disa universiteteve në vend u raportuan mbyllje të shumë degëve për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se pritshmëritë janë që deri në nëntor të ketë regjistrime më shumë se vitin e kaluar.

“Sot kam marrë informacion nga rrjeti akademik shqiptar lidhur me regjistrimet ku procesi nuk ka përfunduar, tani ka përfunduar raundi i dytë e kemi e të tretë e bashkarisht kemi vendosur që raundi i fundit të jetë më i liberalizuar se sa herët e fundit ku studentët të regjistrohen menjëherë në unviersitet aty ku ka kuota të lira por impaktin do e shohim në fillim të muajit nëntor.

Pritshmëritë janë që në fund të gjithë procesit do kemi 22 mijë e 514 studentë të regjistruar në krahasim me 22 mijë e 100 që ishin vitin e kaluar, pra kemi një rritje të lehtë , jo shumë të theksuar por ka një rritje rreth 414 studentë më shumë se sa viti i kaluar.”

Zjarr Tv Ad