Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve dhe deputetja e PD, Dhurata Çupi gjatë diskutimit të rezolutës për Avokatin e Popullit ka bërë dy propozime. E parë të njihet minimi jetik, pasi kjo është bërë e domosdoshme në kushtet e rritjes së çmimeve. Ndërsa propozimi i dytë lidhet me gjuhën e urrejtjes së kryeministrit Rama ndaj gazetarëve. Sipas saj këto janë dy çështje kryesore, të cilat duhet të futen ne rezolutë.
“Është zgjeruar tej mase fasha e kategorisë së mesme dhe është ngushtuar kategoria e mesme. Ndaj duhet ta fusim te rezoluta që të njihet minimumi jetik. Në kushtet e rritjes se çmimeve kjo është bere e domosdoshme. Gjithashtu duhet te rekomandojmë Avokatin e Popullit qe te këtë me shume raportime dhe me shume vëmendje në lidhje me gjuhen e urrejtjes se kryeministrit Rama ndaj mediave dhe gazetareve. Janë dy çështje thelbësore qe duhen futur ne rezolute”, është shprehur Çupi.