“Më tradhtonte. Më vjen keq për vajzën”, dëshmia e gardistit që vrau gruan

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm, ku gardisti Alket Arapaj me armën e shërbimit vrau bashkëshorten e tij, 36-vjeçaren Ervilma Seferin.

Ndërkaq, është zbardhur dëshmia e gardistit, i cili ka pohuar se e ka vrarë atë pasi pasi e tradhtonte.

“Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohë e fundit ishin shtuar dyshimet për tradhëti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, – mësohet të jetë shprehur Arapaj.

“Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet se ajo më tradhtonte. Dyshoja sepse kur kthehesha nga puna gjeja objektet e lëvizura në shtëpi”- ka thënë ai.

44-vjecari vrau në banesën e tyre në zonën e Alliasit bashkëshorten, 36-vjeçare Ervilma Seferi, në sy të vajzës së mitur. Kjo e fundit u mor nga prindërit e viktimës.

 

Zjarr Tv Ad